Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 105/2018, të 4 majit 2018

Nr. të lëndës KI 161/18

Parashtruesit: Ejup Koci

Shkarko:

KI161/18, Parashtrues: Ejup Koci, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 105/2018, të 4 majit 2018

 KI161/18 Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 6 qershor 2019, publikuar më 23 korrik 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile (kontestimore), e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë kontestoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit Rev. nr. 105/2018 të Gjykatës Supreme të 22 qershorit 2018, në ndërlidhje me Aktvendimin Ac. nr. 2176/2016 të Gjykatës së Apelit, të 7 shkurtit 2018, duke pretenduar në shkelje të neneve 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore], të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1,  të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, erdhi në përfundim se kërkesa e tij duhej deklaruar e papranueshme, sepse në rastin e parashtruesit të kërkesës “vendimi përfundimtar”, sa i përket pezullimit të procedurës për shkak të çështjes së legjitimitetit procedural të parashtruesit, sipas kuptimit të rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, u konsiderua Aktvendimi  Ac. nr. 2176/2018 i Gjykatës së Apelit, dhe jo Aktvendimi Rev. nr. 105/2018 i Gjykatës Supreme. Në këtë kontekst, vendimi i Gjykatës së Apelit ishte nxjerrë më 7 shkurt 2018, që do të thotë se nga pranimi i tij kishin kaluar më tepër se 4 (katër) muaj, respektivisht ishte dorëzuar pas afatit kohor të kërkuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ejup Koci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile