Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1614/2016, të 27 korrikut 2018

Nr. të lëndës KI 173/18

Parashtruesit: Nijazi Pasoma

Shkarko:

KI173/18, Parashtrues: Nijazi Pasoma, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1614/2016, të 27 korrikut 2018

 KI173/18 Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 6 qershor 2019, publikuar 25 korrik 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë përmbarimore, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë, mbrojtja e pronës, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës kontestoi në Gjykatë kushtetutshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1614/2016, të 27 korrikut 2018, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës. Parashtruesi saktësisht pretendoi se autoritetet kompetente nuk e respektuan procedurën sipas radhës së debitorëve, saktësisht sipas nenit 39 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, Ligji nr. 04/L-139, dhe se debitorët e tjerë janë privilegjuar dhe nuk u është goditur masa e tyre pasurore, duke aluduar se të njëjtit kanë pasur kolateral të mjaftueshëm të lënë peng për shlyerjen e detyrimit.

Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, erdhi në përfundim se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet deklaruar qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, sepse argumentet e ngritura në kërkesë në asnjë mënyrë nuk i arsyetonin pretendimet e tij për shkelje të neneve 24, 31 dhe 46 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, ajo duhet të shpallet e papranueshme.

Parashtruesit:

Nijazi Pasoma

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër