Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I-16-0207-A0001-A0006 të 31 majit 2018

Nr. të lëndës KI 156/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI156/18 Parashtrues: Verica (Aleksić) Vasić dhe Vojislav Čađenović, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I-16-0207-A0001-A0006 të 31 majit 2018

 KI156/18, aktvendim për papranueshmëri i 20 qershorit 2019, publikuar më 17 korrik 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

Më 10 mars 2012, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli listën e përkohshme të punëtorëve të cilët kanë të drejtë në pjesën e 20% nga privatizimi i NSH “Metohija remont“.

Parashtruesit e kërkesës nuk ishin në atë listë. Duke konsideruar se janë dëmtuar, parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë në Kolegjin e Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, me këtë ankesë parashtruesit e kërkesës kërkuan që AKP-ja t’i përfshijë ata në listën e punëtorëve të cilët kanë të drejtë në pjesën e 20%.

Kolegji i Specializuar refuzoi ankesën e parashtruesve si të pabazuar, për shkak të mungesës së provave materiale, konkretisht të librezës së punës ose librit amzë të punëtorëve.

Parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë në Kolegjin e Apelit kundër aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar.

Kolegji i Apelit refuzoi ankesën e parashtruesve të kërkesës dhe vërtetoi vendimin e  Kolegjit të Specializuar.

Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se gjykatat e rregullta i kanë interpretuar gabimisht faktet dhe kanë interpretuar gabimisht ligjin, gjë që ka shkaktuar shkelje të neneve 24, 31 dhe 46 të Kushtetutës, si dhe neneve 14 dhe 6 të KEDNJ-së.

Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës nuk kanë ofruar fakte që do të tregonin se me vendimet e kontestuara janë shkelur të drejtat  dhe liritë e tyre  të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ.

Gjykata konsideron se parashtruesit e kërkesës nuk kanë paraqitur fakte që do të tregonin se vendimet e gjykatave të rregullta në ndonjë mënyrë kanë shkaktuar shkelje kushtetuese të të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë.

Prandaj, Gjykata konsideron, në baza kushtetuese, se kërkesa është qartazi e pabazuar dhe duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Verica (Aleksić) Vasić dhe Vojislav Čađenović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile