Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 207/2018, të 7 gushtit 2018

Nr. të lëndës KI 35/19

Parashtruesit: Ramiz Hajdini

Shkarko:

KI35/19, Parashtrues: Ramiz Hajdini, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 207/2018, të 7 gushtit 2018

KI35/19, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 20 qershor 2019, publikuar më 17 korrik 2019

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, kontest pronësor,  kërkesë e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës pretendon që Aktgjykimi [Rev. nr. 207/2018] i 7 gushtit 2018 i Gjykatës Supreme, i cili kishte shpallur të pabazuar kërkesën e tij për revizion, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij themelore të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit ], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata vërejti se nuk mund t’i shqyrtojë pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës, për shkak të mospërmbushjes së afatit 4 mujor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesit u shpall e papranueshme për shkak se ishte dorëzuar jashtë afatit ligjor 4 mujor.

 

Parashtruesit:

Ramiz Hajdini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile