Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. 54/2019, të 11 marsit 2019

Nr. të lëndës KI 95/19

Parashtruesit: Ruzhdi Bejta

Shkarko:

KI95/19 Prashtrues: Ruzhdi Bejta, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. 54/2019, të 11 marsit 2019

KI95/19 Aktvendim për papranueshmëri, i 8 tetorit 2019, i publikuar më 29 tetor 2019.

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedurë kontestimore, kërkesë e papranueshme

Parashtrues i kërkesës është Ruzhdi Bejta, me vendbanim në Prishtinë, i cili pretendoi se atij i ishte bërë e padrejtë në konkursin e 18 tetorit 2012 për drejtor dhe zëvendësdrejtor të shpallur nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Arsimit. Parashtruesi i kërkesës kishte konkurruar për drejtor të shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, mirëpo nuk ishte përzgjedhur. Ai ishte ankuar pranë komisionit të ankesave në Ministrinë e Arsimit, nga të cilët kishte marrë përgjigje se nuk janë kompetent për punësimin dhe zgjedhjen e drejtorëve në shkolla. Ai gjithashtu kishte paraqitur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku kjo e fundit kishte refuzuar padinë e tij si të pabazuar. Gjithashtu edhe ankesa e tij nga Gjykata e Apelit përkatësisht revizioni nga Gjykata Supreme ishin refuzuar si të pabazuara.

Parashtruesi i kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese kontestoi Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. 54/2019, të 11 marsit 2019, dhe pretendoi se përmes këtij Aktgjykimi i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 [E Drejta për një Proces të rregullt] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur që të qartësojë saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe për rrjedhojë ka dështuar të përmbush kërkesat e përcaktuar me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 39 (1) (d) të Rregullores së punës (Shih, rastin e Gjykatës Kushtetuese KI02/18, cituar më lart, paragrafët 40-41).

Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit nuk saktëson qartë dhe nuk paraqet në mënyrë adekuate pretendimet për shkelje të të drejtave të tij dhe si e tillë kërkesa duhet të refuzohet për mosplotësimin e kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 39 (1) (d) të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Ruzhdi Bejta

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative