Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E. Rev. nr. 26/2017, të 17 janarit 2018

Nr. të lëndës KI 36/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI36/19 Parashtrues: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E. Rev. nr. 26/2017, të 17 janarit 2018

KI36/19 Aktvendim për papranueshmëri, i 11 shtatorit 2019, i publikuar më 09.10.2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë, mbrojtja gjyqësore e të drejtave,  kërkesë e pasafatshme, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës pretendoi se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin e kontestuar shkeli të drejtat e saj të garantuara me nenet: 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit]; 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, pas vlerësimit të kritereve të papranueshmërisë konstatoi se kërkesa ishte dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores se punës.  Gjykata në këtë rast,  rikujtoi se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe të parandalohet mbajtja në gjendje pasigurie për një periudhë të gjatë kohore e palëve dhe personave të tjerë të përfshirë (shih, mutatis mutandis rastin Sabri Güneş kundër Turqisë, kërkesa nr. 27396/06, Aktgjykim i GJEDNJ-së, i 29 qershorit 2012, paragrafi 39; dhe, rastin e Gjykatës Kushtetuese nr. KI140/13, Ramadan Cakiqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 17 marsit 2014, paragrafi 24).

 

 

Parashtruesit:

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile