Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 326/18, të 9 nëntorit 2018

Nr. të lëndës KI 10/19

Parashtruesit: Besarta Maloku

Shkarko:

KI10/19 Parashtrues: Besarta Maloku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 326/18, të 9 nëntorit 2018

KI10/19 Aktvendim për papranueshmëri, i 10 shtatorit 2019, publikuar më 08.10.2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kontest civil, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës kontestoi në Gjykatë kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 326/18, të 9 nëntorit 2018, me të cilin pretendoi se Gjykata Supreme, ka shkelur të drejtat e saj të mbrojtura me nenet 22, 31 dhe 53 të Kushtetutës, për arsye se e njëjta në mënyrë të gabuar kishte interpretuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 14/2011, për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies se punës në sektorin publik.

Gjykata, pas vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës, konstatoi se pretendimet e parashtrueses së kërkesës kishin të bënin me mënyrën se si Gjykata Supreme në rastin e saj kishte interpretuar dispozitat përkatëse ligjore dhe nënligjore, andaj, në bazë të kësaj Gjykata konsideroi se të njëjtat, në të vërtetë, ngrenë çështje të ligjit (ligjshmërisë) të cilat bien në domenin e gjykatave të rregullta dhe jo të Gjykatës Kushtetuese. Si rezultat, Gjykata konsideroi se parashtruesja e kërkesës, në baza kushtetuese, nuk i kishte mbështetur pretendimet e saj, se procedurat përkatëse në ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe se me Aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe me Konventë. (Shih, mutatis mutandis, rastin Shub kundër Lituanisë, nr. 17064/06, GJEDNJ, Vendimi i 30 qershorit 2009). Si përfundim, Gjykata, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës kërkesën e deklaroi të papranueshme si qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Besarta Maloku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative