Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit E. Rev. nr. 20/2017, të 20 nëntorit 2017 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI 31/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI31/18, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë Aktgjykimit E. Rev. nr. 20/2017, të 20 nëntorit 2017 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

KI 31/18, parashtruese: Komuna e Pejës

Vendim për Masë të përkohshme i datës 27 shkurt 2019

Fjalët kyçe: vendim për masë të përkohshme, interes publik

Kërkesa KI31/18 u parashtrua nga Komuna e Pejës. Së bashku me kërkesën e tyre për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Supreme, parashtruesja e kërkesës kërkoi vendosjen e masës së përkohshme në mënyrë që të parandalohet ekzekutimi i vendimeve të gjykatave të rregullta përmes së cilave ajo ishte detyruar që në mënyrë që t’i paguaj kompanisë private DPZ Gashi Towing Service një shumë të caktuar të të hollave.

Rasti rrjedh nga një marrëveshje kontraktuale trepalëshe e nënshkruar në vitin 2005 në mes të parashtrueses së kërkesës, Shërbimit Policor të Kosovës dhe kompanisë private DPZ Gashi Towing Service. Kontrata trepalëshe ishte kontratë për kryerje të shërbimeve dhe si e tillë përcaktonte obligimet, të drejtat dhe shpërblimet përkatëse për të tria palët. Objekti i kontratës trepalëshe ishte kryerja e shërbimeve nga DPZ Gashi Towing Service për rimorkim, përkatësisht tërheqje të automjeteve të parkuara në mënyrë jashtëligjore apo të aksidentuara dhe vendosjen e tyre në vendin e tyre të parkingut.

Si pasojë e mospajtimeve lidhur me zbatimin e Kontratës, në vitin 2010 DPZ Gashi Towing Service kishte parashtruar padi në gjykatat e rregullta kundër palëve kontraktuese. Sa i përket padisë së parashtruar nga DPZ Gashi Towing Service, gjykatat e rregullta morën gjithsej tetë vendime. U morën tri vendime nga gjykata e shkallës së parë; një vendim për korrigjim të një vendimi të shkallës së parë; dy vendime në nivel apeli, si dhe dy vendime nga Gjykata Supreme në bazë të revizionit të parashtruar. Në Gjykatën Kushtetuese po kontestohet vendimi i fundit i grupit të tretë të vendimeve i marrë nga Gjykata Supreme, përkatësisht Aktgjykimi [E. Rev. nr. 20/2017, i 20 nëntorit 2017].

Para se Gjykata të vendos për kushtetutshmërinë e vendimit të kontestuara, ajo vendosi që, njëzëri, të miratojë kërkesën për masë të përkohshme të kërkuar nga parashtruesja e kërkesës, duke qenë se një masë e tillë u konsideruar të jetë me interes publik.

Në Vendimin  e saj për Masë të përkohshme, Gjykata theksoi se ky Vendim nuk paragjykon në asnjë mënyrë epilogun përfundimtar që mund të ketë rasti në fjalë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit, pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm që do të nxjerrë përkitazi me meritat e kërkesës, e miratoi kërkesën e parashtrueses së kërkesës për masë të përkohshme si të bazuar deri më 30 prill 2019, duke ndaluar kështu ekzekutimin e të gjitha vendimeve dhe veprimeve që mund të merren drejt ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të rregullta të cilat veçse janë bërë të ekzekutueshme.

Parashtruesit:

Komuna e Pejës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për masë të përkohshme