Aktvendim për papranueshmëri

Vendimit te Gjykatës Supreme te Kosovës A Nr. 1030/2009, te 12 shkurtit 2010.

Nr. të lëndës KI 21/10

Parashtruesit: Arta Hyseni

Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke kontestuar vendimin e Gjykatës Supreme për hedhjen poshtë të ankesës së saj kundër refuzimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikimin e zgjedhjes së saj në Asamblenë Komunale të Podujevës, duke dashur të argumentojë se ky refuzim shkelte nenet 3, 24 dhe 45 të Kushtetutës. Ajo argumentoi se PZAP e kishte refuzuar ankesën e saj të parë pa ekzaminuar faktet dhe e kishte konsideruar të papranueshme ankesën e saj të dytë pavarësisht mbështetjes së saj me fakte, dhe se Gjykata Supreme në mënyrë të padrejtë kishte konstatuar se as mospërputhja në mes të rezultateve preliminare dhe atyre përfundimtare të zgjedhjeve e as pritjet e Parashtrueses nuk paraqisnin bazë legjitime për rishikimin dhe kthimin prapa të vendimit të KQZ-së, Gjykata vendosi se KQZ-së dhe PZAP-së u është dhënë autoriteti për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese do të anulonte një certifikim të zgjedhjeve vetëm pasi parashtruesi të ketë dëshmuar plotësisht se ka pasur shkelje serioze të të drejtave dhe lirive individuale të garantuara me Kushtetutë. Duke respektuar vendimet e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme, Gjykata, në bazë të Rregullave 36.1(c) dhe 36.2(d) vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sepse Parashtruesja nuk kishte mundur të arsyetojë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e saj

Parashtruesit:

Arta Hyseni

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative