Vendim

Vendimi në Kërkesën për masa të përkohshme – Mimoza Kusari-Lila vs. Komisioni Qendror Zgjedhor

Nr. të lëndës KI 73/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesja e kërkesës ka paraqitur kërkesë për vënien e masës së përkohshme për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve në Komunën e Gjakovës në vendvotimet ku ajo pretendon se “procesi i zgjedhjeve është shkelur”, dhe kërkon urdhërimin e zgjedhjeve të reja nën mbikëqyrjen e Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtrueses për masë të përkohshme me arsyetimin se parashtruesja nuk ka paraqitur evidencë të mjaftueshme për të justifikuar anulimin e zgjedhjeve dhe urdhërimin e zgjedhjeve të reja, duke mos specifikuar se vënia e masave të tilla është e nevojshme për të shmangur ndonjë dëm të pariparueshëm, o që një masë e tillë është në interes publik

Parashtruesit:

Mimoza Kusari-Lila

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për masë të përkohshme

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative