Aktvendim

Reshat Karanxha kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Nr. të lëndës KI 18/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se të drejtat e tij kushtetuese, veçanërisht e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, i janë cenuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili tërhoqi rekomandimin e parashtruesit të kërkesës pranë PSSP-së edhe përkundër faktit se ai rekomandim ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Sipas shkresave të lëndës, KGJK e kishte tërhequr këtë rekomandim pas hulumtimit të së kaluarës penale dhe përkatësisë etnike të cilën e kishte deklaruar parashtruesi kur ka aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se veprimet e KGJK-së të cilat, sipas parashtruesit të kërkesës, kanë çuar deri tek shkelja e të drejtave të tij, janë veprime të cilat kanë ndodhur para se Kushtetuta të hyjë në fuqi, Rrjedhimisht, Gjykata e konsideroi këtë kërkesë si të paafatshme dhe të papajtueshme, “ratione temporis”, me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit

Parashtruesit:

Reshat Karanxha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile