Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 233/2014, të 3 shtatorit 2014

Nr. të lëndës KI 110/17

Shkarko:
Përmbledhje

KI 110/17  Parashtrues i kërkesës: Sekule Stanković, i cili kërkon tërheqjen e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 233/2014, të 3 shtatorit 2014

 KI 110/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 24 majit 2018, i publikuar më 13 qershor 2018

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, tërheqja e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, aprovimi i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës

Parashtruesi e parashtroi kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, neneve 22 dhe 23 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullave  32 dhe 56 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Parashtruesi e parashtroi kërkesën në Gjykatë duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Pas kësaj, parashtruesi parashtroi kërkesën për tërheqjen e kërkesës së tij për vlerësimin e kushtetutshmërisë, si dhe për tërheqjen e kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme dhe tërheqjen e kërkesës për mbajtjen e seancës dëgjimore publike.

Prandaj, Gjykata vendosi të aprovojë kërkesën e parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, duke përfshirë edhe tërheqjen e kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme dhe tërheqjen e kërkesës për seancën dëgjimore publike.

Parashtruesit:

Sekule Stanković

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile