Vendim

Mehdi Krasniqi kundër vendimit Nr. 5000956 të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Nr. të lëndës KI 12/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pretendon se i është shkelur e drejta për pension invalidor nga vendimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me anë të së cilit parashtruesit i është refuzuar e drejta për pension invalidor, Parashtruesi i ka shfrytëzuar mjetet juridike që i ka pasur në dispozicion duke parashtruar ankesë kundër vendimit të sfiduar pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ndërkohë, duke qenë se parashtruesi njoftoi Gjykatën Kushtetuese se ka arritur të fitojë të drejtat e tij të kërkuara në procedurën ankimore para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjykata Kushtetuese vendosi që të heq kërkesën nga lista me arsyetimin se nuk ka rrethana të jashtëzakonshme lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat do të kërkonin ekzaminimin e mëtejshëm të kërkesës përkundër tërheqjes së parashtruesit të kërkesës

Parashtruesit:

Mehdi Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile