Aktgjykim

Lënda e Gani Prokshit dhe 15 ish punëtoreve tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës kundër 16 Aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI58/09, KI59/09, KI60/09, KI64/09, KI66/09, KI69/09, KI70/09, KI72/09, KI75/09, KI76/09, KI77/09, KI78/09, KI79/09, KI03/10, KI05/10, KI13/10

Parashtruesit: Gani Prokshi

Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë kundër 16 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme me anë të të cilëve janë anuluar vendimet e Gjykatës Komunale dhe Gjykatës se Qarkut në Prishtinë për lejimin e kompensimit monetar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në emër të të drejtave të tyre pensionale, Parashtruesit pretendojnë se iu është cenuar e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe ajo në pronë, Gjykata shpalli si pjesërisht të pranueshme kërkesën e njërit nga parashtruesit, i cili tashmë kishte mbushur 65 vjet dhe i takon e drejta për pension nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Andaj, Gjykata vendosi që kërkesa e tij të merret parasysh vetëm për periudhën para se ta arrinte këtë moshë, Ndërkaq, gjatë shqyrtimit të pranueshmërisë së kërkesës së parashtruesve të tjerë, Gjykata, duke iu referuar vazhdimisht aktgjykimi të saj të mëparshëm në rastin “Imer Ibrahimi dhe 48 ish-punëtorët të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës kundër 49 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Kosovës”, si dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, konsideroi se afati ligjor prej katër muajsh nuk do të merret parasysh ngase rasti në fjalë kishte të bënte me një “situatë të vazhdueshme” e cila përjashton llogaritjen e afateve ligjore për paraqitje të kërkesës, Mbi këtë bazë, Gjykata e konsideroi kërkesën si të pranueshme për pesëmbëdhjetë parashtruesit e tjerë, Në shqyrtim të çështjeve meritore, në mënyrë të ngjashme me rastin paraprak, Gjykata vendosi se parashtruesve iu është shkelur e drejta në pronë me rastin e ndërprerjes së kontratës që ata kishin me KEK-un pa u përmbushur kushtet e parapara në kontratë për shkëputje, përkatësisht pa krijimin e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, Për më tepër, Gjykata gjithashtu, vendosi se ka pasur shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm siç garantohet me Kushtetutë dhe me Konventën Evropian për të Drejtat e Njeriut, duke marrë parasysh se Gjykata Supreme kishte neglizhuar argumentin e rëndësishëm të mosfunksionimit të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore gjatë marrjes së vendimit të saj

Parashtruesit:

Gani Prokshi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile