Aktgjykim

Lidhur me imunitetin e deputeteve te Kuvendit te Republikës se Kosovës, Presidentit te Republikës se Kosovës, dhe anëtareve te Qeverise se Republikës se Kosovës

Nr. të lëndës KO 98/11

Parashtruesit: Qeveria e Republikes se Kosoves

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën sipas neneve 93.10 dhe 113.3.1 të Kushtetutës, duke kërkuar interpretim për imunitetin e Presidentit të Kosovës, deputetëve të Kuvendit dhe anëtarëve të Qeverisë, duke specifikuar nenet 89, 75.2 përkatësisht 98 të Kushtetutës, Gjykata vendosi se Kërkesa është e pranueshme, duke konstatuar se Kryeministri ishte palë e autorizuar sipas nenit 113.3.1 sepse secila pyetje ngrinte çështje që kishin të bënin me mundësinë e Presidentit, deputetëve të Kuvendit dhe anëtarëve të Qeverisë për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese në mënyrë të pavarur, duke theksuar se Kapitulli III i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese nuk e përcaktonte ndonjë afat kohor për Kërkesat e parashtruara në bazë të nenit 93.10, Lidhur me meritat, Gjykata vendosi se nenet 75.1, 89 dhe 98 të Kushtetutës i japin Presidentit, deputetëve të Kuvendit dhe anëtarëve të Qeverisë imunitet funksional për veprimet ose për vendimet e ndërmarra në kuadër të përgjegjësive të tyre, duke përfshirë edhe vendimet, votimet ose mendimet e shprehura, për një kohëzgjatje të pakufizuar. Gjykata e sqaroi se shprehja “përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj” i referohet kryerjes së punës së Kuvendit gjatë takimeve të Kuvendit dhe takimeve të komisioneve, Sa i përket imunitetit të deputetëve të Kuvendit, Gjykata theksoi rëndësinë që ka ndarja e pushteteve dhe pavarësia e Kuvendit, duke cituar rastin Syngelidis kundër Greqisë. Kryetari i Kuvendit, Kuvendi, tre deputetë të Kuvendit dhe Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje paraqitën përgjigje dhe/ose komente të ndryshme lidhur me çështjen e imunitetit, të cilat Gjykata i mori parasysh. Gjykata u bazua në gjuhën e qartë të neneve 29, 70, 72 dhe 75 të Kushtetutës kur vendosi për çështjen e imunitetit të deputetëve, duke theksuar se deputeti, sikurse çdo person tjetër nën juridiksionin e gjykatave të Kosovës, gëzon mbrojtjen sipas neneve 22, 24.1, 29, 30, 31 dhe 54 të Kushtetutës, si dhe neneve 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo vendosi se deputeti nuk ka imunitet nga ndjekja penale për veprimet ose vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj, pavarësisht se a janë kryer ato vepra penale para zgjedhjes apo gjatë shërbimit të tij/saj si deputet. Ajo vendosi se deputeti nuk mund të shkarkohet nga Kuvendi, përveç për arsyet e përcaktuara në nenin 70 të Kushtetutës. Gjykata vendosi se me pëlqimin e Kuvendit një deputet i Kuvendit mund të arrestohet ose ndalohet përderisa është duke i kryer detyrat e tij/saj në takimet plenare të Kuvendit dhe/ose në komisionet e tij. Ajo po ashtu vendosi se Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet edhe pa vendim te Kuvendit gjate kohës që nuk është duke kryer detyrat e tij/saj në mbledhjet e Kuvendit ose të komisioneve të tij, Gjykata vendosi se deputeti mund të arrestohet ose ndalohet pa pëlqimin e Kuvendit kur kapet në kryerje e sipër të një shkeljeje të rëndë që është e dënueshme me pesë ose më shumë vjet burgim. Ajo po ashtu vendosi se deputeti mund te arrestohet apo ndalohet kur mandati i tij/saj mbaron për shkak të dënimit me një ose më shumë vjet burgim me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkak të kryerjes së veprës penale, Gjykata vendosi se një prokuror i autorizuar ka të drejtë të kërkojë nga Kuvendi që t’ia heq imunitetin një deputeti. Gjykata vendosi se një prokuror i autorizuar mund të arrestojë ose ndalojë një deputet pa pëlqimin e Kuvendit nëse kjo ndodh kur nuk ka takim të Kuvendit ose të komisioneve të tij, Sa i përket imunitetit të Presidentit, Gjykata u bazua në gjuhën e qartë të neneve 89, 90 dhe 91 të Kushtetutës dhe nëLigjin për Presidentin, Ligjin Nr. 03/L-094 kur vendosi se Presidenti nuk ka imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj dhe se kundër Presidentit mund të iniciohet ndjekja penale për një krim të rëndë. Ajo po ashtu vendosi se Presidenti nuk gëzon imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj. Gjykata vendosi se Kuvendi mund ta shkarkojë Presidentin në pajtim me nenin 91 të Kushtetutës. Megjithatë, Gjykata vendosi se Presidenti nuk mund të arrestohet apo ndalohet gjatë mandatit të tij/saj për shkak të natyrës së funksionit të Presidentit, pasi ai/ajo duhet të jetë gjithmonë në dispozicion për kryerjen e tyre, Sa i përket anëtarëve të Qeverisë, Gjykata u bazua në nenet 97 dhe 98 të Kushtetutës kur vendosi se ata nuk kanë kurrfarë imuniteti të veçantë për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre, Gjykata vendosi që ky Aktgjykim të hyjë në fuqi menjëherë

Parashtruesit:

Qeveria e Republikes se Kosoves

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër