Aktvendim

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, përkitazi me lëndën C. nr. 296/16

Nr. të lëndës KI 18/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI18/18, Isuf Musliu, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurave në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, përkitazi me lëndën C. nr. 296/16.

 KI18/18, Aktvendim për papranueshmëri i 30 majit 2018, publikuar më 13 qershor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kohëzgjatja e procedurës, rigjykimi, kërkesë qartazi e pabazuar

 Parashtruesi i kërkesës parashtroi padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan për anulimin e kontratës për dhuratën e lidhur ndërmjet F.M. në njërën anë dhe  H.M., A.M. dhe A.M. në anën tjetër, lidhur me një numër ngastrash kadastrale në fshatin Pjetershticë, komuna e Shtimes. Gjykata Themelore, me Aktgjykimin C. nr. 210/11, refuzoi si të pabazuar padinë e parashtruesit të kërkesës. Lidhur me ankesën e parashtruesit, Gjykata e Apelit me Aktvendimin CA. nr. 3781/2013, e prishi Aktgjykimin e Gjykatës  Themelore C. nr. 210/11 dhe rastin e ktheu në rigjykim në Gjykatën Themelore.

Parashtruesi ankohet për kohëzgjatjen e procedurave në gjykatat e rregullta, veçanërisht sa i përket procedurës në Gjykatën Themelore, e cila ngre çështjen e të drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Në këtë drejtim, ai pretendon se rasti nuk është zgjidhur për shumë vite dhe se Gjykata Themelore nuk po  mban rigjykim dhe as nuk lejon që ky rast të transferohet në një gjykatë tjetër.

Gjykata Kushtetuese konstaton se kohëzgjatja e përgjithshme e procedurave pranë gjykatave të rregullta, prej 6 (gjashtë) vjetësh dhe gjashtë muaj, nuk mund të konsiderohet e paarsyeshme, duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e rastit, sjelljen e palëve dhe çfarë ishte në rrezik për parashtruesin e kërkesës. Prandaj, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk e ka dëshmuar pretendimin se i është shkelur e drejta për përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve të tij brenda një afati të arsyeshëm, siç garantohet me nenin 31 (2) të Kushtetutës dhe me nenin 6 (1) të KEDNJ-së.

 

 

Parashtruesit:

Isuf Musliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile