Aktvendim

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, përkitazi me lëndën C. nr. 296/16

Nr. të lëndës KI 110/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI110/18, Parashtrues i kërkesës Isuf Musliu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës në lidhje me gjykimin në rastin C. nr. 296/16, i cili po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan

KI110/18, Aktvendim për papranueshmëri i 27 nëntorit 2018, publikuar më 22 janar 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës

Parashtruesi i kërkesës nuk konteston ndonjë akt të veçantë të autoriteteve publike. Ai konteston gjatësinë e procedurës në lidhje me gjykimin në rastin C. nr. 296/16, i cili po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan.

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës kishte pasur të njëjtat pretendime edhe në kërkesën KI18/18, të cilin ajo e kishte hedhur poshtë si të pabazuar me aktvendim për papranueshmëri.

Gjykata theksoi se në këtë kërkesë (KI110/18), parashtruesi kërkoi nga Gjykata që të rishqyrtojë dhe të vlerësojë pretendimet që ai kishte ngritur në kërkesën e mëparshme KI18/18.

Gjykata konsideroi se kërkesa e re nuk paraqet ndonjë rrethanë të re për Gjykatën në mënyrë që ajo ta shqyrtonte përsëri. Për të gjitha çështjet e ngritura në këtë kërkesë (KI110/18), Gjykata tashmë kishte vendosur në aktvendimin për papranueshmëri në rastin KI18/18.

Gjykata përfundoi se kërkesa e parashtruesit  ishte në të vërtetë kërkesë për përsëritjen e një kërkese të mëparshme për një çështje që tashmë  ishte vendosur nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa u refuzua, si e papranueshme, me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Isuf Musliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim