Vendim

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së një vendimi të paspecifikuar të një autoriteti publik

Nr. të lëndës KI 04/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI04/18, Parashtrues, Ismet Uka , Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së një vendimi të paspecifikuar të një autoriteti publik

KI04/18, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 30 majit 2018, publikuar më 2 korrik 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës

Më 22 korrik 2013, parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit si administruese e ndërmarrjeve shoqërore, kundër Ndërmarrjes Shoqërore “ Trepça” që të kompensohet për dëmin që i është shkaktuar për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Parashtruesi në Gjykatën Kushtetuese pretendoi se Agjencia Kosovare e Privatizimit, asnjëherë nuk ishte përgjigjur në kërkesën e tij.

Gjykata kishte kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që të qartësonte kërkesën , duke plotësuar formularin e kërkesës dhe të specifikonte cilin akt të autoritetit publik e konteston. Parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e  refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ismet Uka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës