Aktvendim

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 39/2017, të 20 prillit 2017 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 2477/2015, të 31 tetorit 2016

Nr. të lëndës KI 68/17

Shkarko:
Përmbledhje

KI68/17 Parashtrues: Hysni Bytyqi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 39/2017, të 20 prillit 2017

KI 68/17, aktvendim për papranueshmëri i 19 prillit 2018, publikuar më 11 qershor 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar.

Kërkesa bazohet në nenin 113 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më 25 tetor 2013, parashtruesi parashtroi padi në Gjykatën Themelore në Prizren-Dega në Suharekë kundër S.S., për kompensimin e dëmit jomaterial për shkak të fyerjeve dhe shpifjeve.

Pas kësaj, kjo procedurë gjyqësore kaloi në të gjitha fazat e procedurës së rregullt.

Ky kontest gjyqësor kulmoi me Aktvendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa e parashtruesit për revizion.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme ia mohoi të drejtën për gjykim të drejtë dhe te paanshëm, e garantuar me nenet 31 dhe 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejta të e Njeriut.

Gjykata tregon se parashtruesi i kërkesës vetëm ka shprehur pakënaqësi me rezultatin e procedurës së kontestuar dhe nuk ka ofruar argumente relevante me të cilat do të kishte arsyetuar pretendimet e tij se në këtë procedurë në ndonjë mënyrë ka pasur shkelje të të drejtave kushtetuese në të cilat ai është thirrur.

Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka treguar se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Në të vërtetë, parashtruesi i kërkesës nuk ka  mbështetur me prova se me vendimet e kontestuara janë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ.

Prandaj, Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit nuk i plotësoi kushtet e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë, të parapara më tej me Ligj dhe të përcaktuara me Rregullore të punës.

Prandaj, Gjykata konsideron se, kërkesa në baza kushtetuese, është qartazi e pabazuar dhe duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Hysni Bytyqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile