Aktvendim

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 125/2017 të 15 nëntorit 2017

Nr. të lëndës KI 44/18

Shkarko:
Përmbledhje

SKI44/18 Parashtruesi i kërkesës: “Mega Shop”, vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit  Rev. nr. 125/2017 të Gjykatës Supreme të datës 15 nëntor 2017 

KI44 / 18, aktvendimi për papranueshmëri i datës 8 maj 2019, publikuar më 14 qershor 2019

Fjalët kyçe: personat juridikë, kërkesat individuale , vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të  Gjykatës Supreme, qartazi i pabazuar. 

Kërkesa bazohet në Nenin 21. 4 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03 / L-121 dhe Rregullit 32 të Rregullorës së Punës të Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës me iniciativën e tij në vitin 2007, ka lidhur një marrëveshje hipotekare me bankën Raiffeisen Bank Kosovo J.S C.

Parashtruesi i kerkeses me këtë marrëveshje ka marrë përsipër detyrimin që kredinë të cilën kishte marrë nga Raiffeisen Bank në Kosovë ta rikthej me dinamikën e paraparë me marrëveshje dhe u pajtua me faktin që përndryshe Banka Raiffeisen në Kosovë ka të drejtën  ta shes pronën që ishte subjekt i marrëveshjes së hipotekës.

Duke pasur parasysh faktin se parashtruesi nuk i ka përmbushur detyrimet lidhur me dinamikën e pagesave të kredisë, Banka Raiffeisen në Kosovë ka inicuar përpara Gjykatës Komunale në Gjilan  procedurat e përmbarimit me një kërkesë për të shpallur një shitje publike të aseteve nga marrëveshja e hipotekës për shkak të moskryerjes së detyrimeve në marrëveshjen e hipotekës nga ana e parashtruesit.

Pas zbatimit të procedurës së përmbarimit dhe ankandit publik, kjo procedurë është zgjidhur me një vendim të Gjykatës Komunale në Gjilan në bazë të të cilit Banka Raiffeisen e ka  bërë regjistrimin e pronësisë mbi pasurive të patundshme që janë të specifikuara në marrëveshjen e hipotekës, në librat kadastral .

Pas kësaj, parashtruesi i kërkesës ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Komunale në Gjilan ku kërkonte që të shpallet pavlefshme e shitja publike e pasurisë së paluajtshme nga marrëveshja e lartpërmendur për hipotekë sipas vendimit të Gjykatës Komunale në Gjilan, si dhe  të shpallen të pavlefshme kontratat e bëra pas shitjes publike të pasurisë së paluajtshme nga marrëveshja e hipotekës.

Gjykata Themelore e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesëpadinë e ankuesit, duke  asryetuar se norma ligjore në të cilën aplikuesi është thirrur nuk gjen  zbatim në këtë rast.

Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit dhe vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Komunale.

Gjykata Supreme e refuzoi si të pabazë, kërkesën e e parashtruesit për revizion dhe i miratoi aktgjykimet e  gjykatave më të ulëta.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta kanë keqinterpretuar faktet dhe ligjin, që rezultoi me një shkelje të nenit 3, 24, 31,. dhe 46 të Kushtetutës, si dhe të nenit 6 të KEDNJ-së.

Gjykata konkludon se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës nuk e arsyetojnë pretendimin e tij për shkeljen e të drejtave të tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtën për mbrojtjen e pronës dhe të drejtën e barazisë para ligjit. Në fakt, parashtruesi nuk ka dëshmuar as pretendimin e tij se procedurat e zhvilluara para Gjykatës Themelore, të Apelit dhe Gjykatës Supreme ishin të padrejta ose arbitrare.

Prandaj, Gjykata konstaton, mbi baza kushtetuese, se kërkesa është qartazi e pabazuar dhe duhet të shpallet e papranueshme.

Parashtruesit:

“Mega Shop”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile