Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për interpretimin e legjislacionit relevant në lidhje me definimin e “pozitës zyrtare”

Nr. të lëndës KI 21/19

Parashtruesit: Pjetër Boçi

Shkarko:

KI21/19, Parashtrues: Pjetër Boçi, Kërkesë për interpretimin e legjislacionit relevant në lidhje me definimin e “pozitës zyrtare”

 KI21/19, Aktvendim për papranueshmëri i 27 majit 2019, publikuar më 28 qershor 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, person zyrtar, organizatë biznesi, palë e paautorizuar

Parashtruesi i kërkesës deklaron se si instruktor i praktikës në autoshkollën “Geni’ kishte një kontest gjyqësor ne lidhe me pozitën e tij. Në lidhje më këtë, ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë interpretimin e ligjit nëse ai ka statutin e  personit zyrtar, që do ti ndihmonte që të zgjidhte kontestin e tij,  duke deklaruara se ai nuk është i emëruar, nuk ka autorizimin zyrtar, nuk punon në organizata shtetërore, nuk punon në asnjë organizatë biznesi dhe nuk është i licencuar si ekzaminer për testimin e kandidatëve në teori dhe praktikë.

Në lidhje me këtë, Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës nuk kontestoi asnjë akt të një autoriteti publik që mund të ketë rezultuar në shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të tij. Për më tepër, parashtruesi i kërkesës nuk kishte qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon t’i jenë cenuar nga ndonjë akt i autoritetit publik, ashtu si kërkohet me nenin 47 dhe 48 të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata theksoi se në fakt,  parashtruesi kërkoi interpretim in abstrakto të legjislacionit në lidhje me “pozitën zyrtare” dhe nëse ai ka statusin e “personit zyrtar”, në cilësinë e instruktorit të praktikës në autoshkollën “Geni”. Në lidhje me këtë, Gjykata sqaroi se  “individët” (personat fizikë dhe juridikë), sipas kuptimit të nenit 113, paragrafi 7 të Kushtetutës, nuk kanë të drejtë t’i drejtohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojnë nga ajo të vlerësojë in abstrakto kushtetutshmërinë e një norme ligjore, apo të ngritin para saj çështje hipotetike të interpretimit të ligjeve për të cilat nuk janë të autorizuar, sipas nenit 113, paragrafi 7 të Kushtetutës.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se në rastin konkret parashtruesi nuk është palë e autorizuar siç përcaktohet me nenin 113, paragrafi 1 dhe 7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit, rregullin 39 (1) (a) të Rregullores së punës, dhe si e tillë kërkesa e tij është e papranueshme.

Parashtruesit:

Pjetër Boçi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër