Aktvendim

Kërkesë për interpretim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së tri shkresave të Zyrës së Prokurorit Disiplinor

Nr. të lëndës KI 174/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI174/18, Parashtrues: Bedri Gashi, Kërkesë për interpretim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së tri shkresave të Zyrës së Prokurorit Disiplinor

KI174/18, Aktvendim i miratuar më 10 prill 2019 dhe i publikuar më 7 maj 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e papranueshme, zyra e prokurorit disiplinor, ratione materiae

Parashtruesi kërkoi nga Gjykata që t’i vlerësojë tri vendime të Zyrës së Prokurorit Disiplinor lidhur me sjelljen e gjyqtarit H. G., në Gjykatën Themelore të Pejës-Dega në Klinë.

Gjykata vërejti se Kushtetuta dhe KEDNJ-ja nuk njohin të drejtën për ndjekje apo dënim të palëve të treta; çka në të vërtetë, paraqet thelbin e kërkesës së parashtruesit sepse ai ishte i pakënaqur që Zyra e Prokurorit Disiplinor kishte “vërtetuar pafajësinë e gjyqtarit H. G., me vendime me vetëm 5-6 rreshta”. Gjykata konstatoi se në rastin konkret vendimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor nuk përcaktojnë dhe as nuk prekin në asnjë mënyrë të drejtat dhe detyrimet personale të parashtruesit, dhe se kërkesa e tij, është e papajtueshme me juridiksionin material (ratione materiae) të Gjykatës.

Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesit u shpall e papranueshme, për shkak se është e papajtueshme ratione materiae me Kushtetutën, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe specifikohet më tej me rregullin 39 (3) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Bedri Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative