Vendim

Emrush Kastrati kundër Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pkl. Nr. 120/08, të datës 1 shtator 2009

Nr. të lëndës KI 68/09

Parashtruesit: Emrush Kastrati

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për masë të përkohshme kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme për të miratuar një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në favor të palës kundërshtare, e cila do të mundësojë që të zhvillohet procedurë penale kundër parashtruesit të kësaj kërkese për lëshimin e supozuar të vendimit gjyqësor, Sipas parashtruesit, ky vendim, gjegjësisht zhvillimi i kësaj procedure penale kundër tij, shkelë imunitetin e tij gjyqësor dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme me arsyetimin se ai nuk ka paraqitur asnjë argument bindës për ta arsyetuar pengimin e procedurës penale që zhvillohet në Gjykatën Komunale, se masa e përkohshme do të ishte e domosdoshme për t’iu shmangur ndonjë rreziku të papërmirësueshëm, a që masat e tilla janë në interes publik

Parashtruesit:

Emrush Kastrati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale