Aktvendim

Dedë Gecaj kundër vendimit PKL-KZZ 76/08 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI 22/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila e shpalli të vlefshme marrëveshjen për ekstradimin e parashtruesit të kërkesës tek autoritet Zvicerane, Parashtruesi pretendoi se aktgjykimi i Gjykatës Supreme shkeli parimin ne bis in idem, duke pohuar se ekstradimi i tij eventual cenon “të drejtën ndërkombëtare” dhe “standardet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut”, dhe se në rast të ekstradimit, ai do të mund t’i nënshtrohet, ndër të tjera, një trajtimi jonjerëzor, Mbi këtë bazë, parashtruesi kërkoi vendosjen e masës së përkohshme të pezullimit të ekstradimit të tij, Gjykata vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme me arsyetimin se ai nuk ka paraqitur asnjë provë e cila do të arsyetonte pezullimin e ekstradimit, përkatësisht, se ekstradimi i tij ne Zvicër do ta shpinte atë drejt trajtimit jonjerëzor, a se ai do të pësonte një dëm të pariparueshëm në rast të ekstradimit

Parashtruesit:

Dedë Gecaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuarKërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale