Aktvendim për papranueshmëri

Avdi Kastrati kundër Vendimit të Gjykatës së Qarkut të Prizrenit Ac. Nr. 540, te 8 qershorit 2009

Nr. të lëndës KI 53/09

Parashtruesit: Avdi Kastrati

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kundërshton vendimin e Gjykatës së Qarkut, e cila vendosi të shpallë të vlefshëm vendimin e Gjykatës Komunale me të cilin parashtruesit i shpallet e pavlefshme kontrata e shitblerjes për pronën e kontestuar ndërmjet shitësit dhe parashtruesit të kërkesës si blerës, duke ia refuzuar ankesën që kishte ngritur kundër shitësit, Ai pretendon se me këtë vendim i janë shkelur të drejtat e tij për shkak të konstatimit të gabuar të fakteve nga gjykatat më të ulëta dhe zbatimit të gabuar të ligjit, duke mos specifikuar se si këto vendime i shkelin të drejtat e tij kushtetuese, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesi nuk ka ofruar ndonjë dëshmi, prima facie, që do të tregonte shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese, duke mos specifikuar se në cilën mënyre neni 31 dhe neni 54 i Kushtetutës mbështesin pohimet e tij

Parashtruesit:

Avdi Kastrati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile