Aktvendim

Ali Hasan Tahiri kunder Aktvendimit te Gjykates Supreme Nr. 271/2009

Nr. të lëndës KI 71/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë kundër vendimit të Gjykatës Supreme ku me ketë vendim janë anuluar vendimet e Gjykatës Komunale dhe Gjykatës se Qarkut ku parashtruesit i lejohet kompensim monetar nga KEK-u , Ai pretendon se me ketë është bere shkelja e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe mbrojtja gjyqësore e te drejtave duke theksuar se i është mohuar barazia para ligjit, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa e parashtruesit është dorëzuar pas afatit kohorë të paraparë me ligj dhe si e tille nuk mund të konsiderohet se parashtruesi i ka përmbushur kërkesat për lejueshmërinë e kërkesës

Parashtruesit:

Ali Hasan Tahiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile