Aktvendim

Ahmet Arifaj kundër vendimit Nr. 01 Nr. 351-3187-08 të Komunës së Klinës

Nr. të lëndës KI 23/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se Kuvendi Komunal i Klinës nxori një vendim të pafavorshëm për kompensimin e pronës së dëmtuar gjatë viteve 1998 dhe 1999, duke ia refuzuar parashtruesit kërkesën për rindërtimin e shtëpisë, Ai pretendon se i është shkelur e drejta për kompensim të pronës që i është shkaktuar gjatë luftës, pa saktësuar dispozitën e veçantë të Kushtetutës e cila pretendohet se është shkelur, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk mund të konsiderohet se i ka plotësuar kërkesat e nenit 113,7 të Kushtetutës, i cili parasheh se “individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”

Parashtruesit:

Ahmet Arifaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile