Aktvendim

Agim Paca kundër Enver Hasanit, ish Rektor në Universitetin e Prishtinës

Nr. të lëndës KI 88/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetues ku pohon se z, Enver Hasani, ish – Rektor i Universitetit të Prishtinës, ka shkelur disa ligje dhe akte nënligjore gjatë ushtrimit të detyrës si Rektor i Universitetit të Prishtinës, më konkretisht në emërimin e tij si Profesor i rregullt në Fakultetin Juridik dhe Profesor i asocuar i Fakultetit të shkencave Politike, Parashtruesi pretendon se me këto veprime ai ka shkelur dispozitat e statutit të Universitetit të Prishtinës dhe Ligjit për arsimin e lartë, Gjykata Kushtetuese vendosi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme me arsyetimin se parashtruesi nuk ka provuar se është viktimë e shkeljes së të drejtave të tij individuale kushtetuese, si e tillë, kjo kërkesë paraqet një actio popularis për të cilën individët nuk janë të autorizuar sipas nenit 113 të Kushtetutës

Parashtruesit:

Agim Paca

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative