Aktvendim

Agim Kryeziu kundër Komunës së Prizrenit

Nr. të lëndës KI 21/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se i është shkelur e drejta për rindërtim të pronës, pasi që kërkesat e tij pranë autoriteteve komunale në Prizren dhe Malishevë për ndihmë financiare për rindërtimin e pronës nuk janë aprovuar, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë kërkesën si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk mund të konsiderohet që i ka plotësuar kërkesat sipas nenit 113,7 të Kushtetutës, ku theksohet se “individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”

Parashtruesit:

Agim Kryeziu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile