Kërkesa

Si fillon procedura para gjykatës

Fillimi i procedurës para Gjykatës Kushtetuese bëhet përmes paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Kërkesat dorëzohen me shkrim në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria regjistron menjëherë të gjitha kërkesat në Shkrimoren e Gjykatës Kushtetuese sipas radhës në të cilën janë parashtruar. Kërkesat duhet të jenë të arsyetuara dhe atyre duhet të ju bashkëngjiten provat e nevojshme.Kërkesa mund t’i parashtrohet Gjykatës personalisht apo përmes postës.

Paraqitja pranë Gjykatës Kushtetuese me kërkesë lehtësohet përmes formularit për parashtrimin e kërkesës. Shkrimorja e gjykatës do t’u ndihmojnë në plotësimin e formularit. Çfarëdo pyetje në lidhje me këtë mund ta drejtoni në adresën elektronike: [email protected] .

Kush kualifikohet për të parashtruar kërkesë?

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, parashtrues të kërkesës mund të jenë institucionet por edhe individët (personat juridik dhe fizik).

Çfarë është procedura para Gjykatës?

Në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se kërkesa është e lejueshme, ajo do të kërkojë nga pala tjetër të parashtrojë përgjigjen apo dokumentet e saj të ndërlidhura me kërkesën. Mungesa e përgjigjes nga pala tjetër nuk ndikon në procedurën para Gjykatës Kushtetuese. Procedura zhvillohet në formë të shkruar. Sidoqoftë, Gjykata mund të vendos të mbajë shqyrtim publik kur të jetë e nevojshme të shqyrtohet çështje të rëndësishme për marrjen e vendimit. Parashtruesi i kërkesës mund ta paraqet rastin e tij/saj para Gjykatës Kushtetuese apo mund ta përcaktojë personin i cili do ta përfaqësojë atë. Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës këshillohet të angazhojë avokat për të përfaqësuar lëndën e tij. Kërkohet nga përfaqësuesi i juaj ta paraqesë autorizimin me shkrim.

Formulari i Kërkesës

  • KI 36/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 358/2016, të 16 janarit 2017

    13.09.2017
  • KI 139/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 168/16, të 14 korrikut 2016

    13.09.2017
  • KI 151/16

    Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 108/2016, të 13 korrikut 2016

    13.09.2017
  • KI 57/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme ARJ -UZVP. nr. 37/2015, të 30 nëntorit 2015

    07.09.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: [email protected]