Njoftim për medie

Njoftim për medie

23 maj 2017

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, qëndroi për vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Austrisë, në Vjenë, të martën, më 23 maj 2017.

Në takimin e zhvilluar me z. Gerhart Holzinger, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, kryetarja Arta Rama-Hajrizi, ndër të tjera, diskutoi për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet dy gjykatave kushtetuese.

Ajo e falënderoi kryetarin Holzinger për përkrahjen që Gjykata Kushtetuese e Austrisë i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që nga themelimi i saj, si nëpërmjet shkëmbimit të përvojave e po ashtu edhe nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në vijim të takimit, të dy kryetarët diskutuan çështje të përgjithshme të funksionimit të sistemit të drejtësisë në të dyja vendet, si dhe për sfidat ekzistuese në përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anëtarësim në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

  • KI 36/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 358/2016, të 16 janarit 2017

    13.09.2017
  • KI 139/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 168/16, të 14 korrikut 2016

    13.09.2017
  • KI 151/16

    Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 108/2016, të 13 korrikut 2016

    13.09.2017
  • KI 57/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme ARJ -UZVP. nr. 37/2015, të 30 nëntorit 2015

    07.09.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: [email protected]