Njoftim për medie

Njoftim për medie

03 mars 2017

Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Ivan Çukaloviq, priti në takim kryetarin e Shoqatës Evropiane për Arsim, Ligj dhe Politika dhe njëherësh ish-kryesuesin e UNESCO-s për të Drejtën në Arsim, Prof. dr. Jan De Groof.

Gjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryetari Çukaloviq e njoftoi profesorin De Groof me mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës, me punën e deritanishme, si dhe me zbatimin e vendimeve të saj nga autoritetet e tjera publike në vend.

Një elaborim të shkurtër zëvendëskryetari Çukaloviq i bëri edhe procesit të vendimmarrjes, si dhe respektimit të praktikës ligjore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjatë shqyrtimit të kërkesave, me ç’rast vuri theksin në kontributin e vlefshëm të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese. 

Bashkëpunimi me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i emërimit të gjyqtarëve, si dhe sfidat me të cilat aktualisht përballet gjyqësia kushtetuese e Kosovës, ishin po ashtu temë e diskutimit të përbashkët.

Pasi që e falënderoi zëvendëskryetarin Çukaloviq për mikpritjen, Prof. De Groof i vlerësoi lart të arriturat e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe tërhoqi vërejtjen në rëndësinë e ruajtjes së paanshmërisë dhe të pavarësisë institucionale të saj.

  • KO 12/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 55 (paragrafët 4 dhe 5), 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, dhe 68 të Ligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje

    11.04.2017
  • KO 01/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    04.04.2017
  • KI 110/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 155/2016, të 14 qershorit 2016

    03.04.2017
  • KI 31/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, CLM nr. 10/2016, të 24 gushtit 2016

    28.03.2017