Njoftim për medie

Njoftim për medie

09 nëntor 2016

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim shefin e ri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, z. Jan Braathu, të mërkurën, më 9 nëntor 2016.

Pasi e falënderoi z. Braathu për angazhimin e mëhershëm dhe për mbështetjen që i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese në cilësinë e ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, kryetarja Rama-Hajrizi i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tij të re.

Në vazhdim të bisedës, ajo shprehu vlerësimin e saj për rolin e rëndësishëm që ka Misioni i OSBE-së në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, me ç’rast shfaqi bindjen se marrëdhëniet në mes të dy institucioneve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe më tej nëpërmjet projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.

Të dy bashkëbiseduesit në vijim diskutuan çështje të përgjithshme përkitazi me avancimin e gjyqësisë kushtetuese, fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe konsolidimin e kornizës ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shefi i ri i OSBE-së, z. Braathu, konfirmoi gatishmërinë e institucionit që udhëheq tani për mbështetjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

  • KI 25/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0127, të 1 tetorit 2015

    17.08.2017
  • KI 30/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 206/2016, të 13 tetorit 2016

    07.08.2017
  • KI 104/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML-KZZ. nr. 110/2016, të 16 majit 2016

    07.08.2017
  • KI 33/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, AC. nr. 4276/2014, të 9 qershorit 2015

    04.08.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: gjykata.kushtetuese@gjk-ks.org