Njoftim për medie

Njoftim për medie

09 nëntor 2016

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim, të mërkurën, më 9 nëntor 2016, një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga znj. Tanja Gerwien, përfaqësuese e Departamentit për Drejtësi Kushtetuese në Komisionin e Venecias, z. Ciril Ribičič, anëtar përfaqësues i Sllovenisë  dhe z. Pere Vilanova Trias, anëtar përfaqësues i Andorrës në Komisionin e Venecias.

Gjatë takimit, kryetarja Rama-Hajrizi i informoi mysafirët përkitazi me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, ndikimin e vendimeve të saj jo vetëm në lëmin e drejtësisë kushtetuese, bashkëpunimin me institucionet e tjera ndërkombëtare dhe me përpjekjet që po bëhen për t’u anëtarësuar në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

Ajo vuri theksin në bashkëpunimin e shkëlqyer që Gjykata Kushtetuese vazhdon të ketë me Komisionin e Venecias, duke veçuar vizitat reciproke të nivelit më të lartë dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjykatës me përgjigjet e saj në çështje të ndryshme kushtetuese të parashtruara në Forumin e Venecias.

Në vazhdim të bisedës, të dyja palët diskutuan çështje me rëndësi përkitazi me parashtrimin e kërkesave në Komisionin e Venecias dhe me rolin e rëndësishëm këshillëdhënës që ka ky institucion në proceset e reformës kushtetuese dhe të reformës elektorale në shtetet anëtare.

  • KI 50/16

    Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 276/2015, të 14 tetorit 2015

    20.03.2017
  • KI 73/15 dhe KI 85/15

    Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së dy aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe atë: Aktgjykimit Rev. nr. 346/2014, të 24 marsit 2015, dhe Aktgjykimit Rev. nr. 349/2014, të 3 shkurtit 2015

    20.03.2017
  • KI 106/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0148-A0001, të 31 marsit 2016

    20.03.2017
  • KI 124/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, PN. I. Nr. 1802/2016, të 13 tetorit 2016

    20.03.2017