Njoftim për medie

Njoftim për medie

02 nëntor 2016

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Projektin për reformë ligjore të Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), organizuan punëtorinë në temën: “Mediet dhe institucionet: Transparenca kundrejt konfidencialitetit”, e cila u mbajt në hotelin “Emerald” në Prishtinë, më 31 tetor dhe 1 nëntor 2016.

Qëllimi i punëtorisë, në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues dhe udhëheqës të zyrave për komunikim dhe informim të institucioneve vendore, ishte diskutimi i sfidave me të cilat Gjykata Kushtetuese, si dhe institucionet e tjera shtetërore, përballen në punën e tyre të përditshme në raport me mediat.

Ndër të tjera, në punëtori u trajtua çështja e formave më praktike të komunikimit me mediat, hartimi dhe zhvillimi i objektivave strategjikë të komunikimit, përzgjedhja e metodave më efektive të komunikimit, si dhe kufiri ndërmjet transparencës dhe konfidencialitetit të punës së institucioneve në raport me mediat.    

Moderator i punëtorisë ishte dr. Bernd Odörfer, gjyqtar dhe zëdhënës i Gjykatës së Lartë Rajonale të Shtutgartit, i cili më herët ishte i angazhuar edhe në cilësinë e zëdhënësit të Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë.

  • KI 38/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Departamenti i Pensioneve, nr. 202108, të 3 qershorit dhe të 18 nëntorit 2016

    19.07.2017
  • KI 40/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës
    për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,nr. AC-I-13-0087 dhe AC-I-13-0091, të 16 marsit 2017

    19.07.2017
  • KI 92/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 344/2015, të 12 janarit 2016

    18.07.2017
  • KO 142/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 10 dhe 40.1.5 të Shtojcës së Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit

    18.07.2017