Njoftim për medie

Njoftim për medie

25 tetor 2016

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë Vitin e Shtatë Gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet në sallën “Dyar” të hotelit “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, të mërkurën, më 26 tetor 2016.     

Ceremonia do të fillojë në orën 17:00 dhe në të pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Turqisë, të Kroacisë, të Portugalisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi, si dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, si dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha.

Pas ceremonisë solemne, të enjten, më 27 tetor 2016, me fillim në orën 09:30, në sallën “Dyar” të hotelit “Swiss Diamond Hotel” do të mbahet edhe Konferenca e parë ndërkombëtare e organizuar në përvjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në temën: “Kontrolli incidental si mekanizëm kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion”.

  • KI 38/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Departamenti i Pensioneve, nr. 202108, të 3 qershorit dhe të 18 nëntorit 2016

    19.07.2017
  • KI 40/17

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës
    për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,nr. AC-I-13-0087 dhe AC-I-13-0091, të 16 marsit 2017

    19.07.2017
  • KI 92/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 344/2015, të 12 janarit 2016

    18.07.2017
  • KO 142/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 10 dhe 40.1.5 të Shtojcës së Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit

    18.07.2017