Njoftim për medie

Njoftim për medie

30 shtator 2016

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim njohës shefen e re të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou, të enjten, më 29 shtator 2016.

Pasi i uroi suksese në detyrën e re, kryetarja Rama-Hajrizi, fillimisht e njoftoi znj. Papadopoulou me përbërjen e Gjykatës, me punën e deritanishme, si dhe me përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Gjykatës Kushtetuese, duke falënderuar me këtë rast edhe donatorët ndërkombëtarë për përkrahjen e ofruar.

Në vijim të bisedës, kryetarja Rama-Hajrizi, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm rolin dhe kontributin e deritashëm të Misionit të EULEX-it në sundimin e të drejtës dhe në luftimin e krimit të organizuar në Kosovë.

Të dyja palët vunë theksin në domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në vend, në funksion të progresit të mëtejshëm në forcimin e ligjshmërisë.

Znj. Papadopoulou shprehu gatishmërinë e Misionit që ajo përfaqëson për mbështetjen e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe për fuqizimin e saj.

  • KI 29/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 236/2015, të 5 tetorit 2015

    15.11.2017
  • KI 121/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 123/16, të 6 qershorit 2016

    09.11.2017
  • KI13/17

    Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 3442/2016, i 10 tetorit 2016

    03.11.2017
  • KI 100/16

    Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme të Kosovës për Agjencinë Kosovare të Pronës, nr. GSK-KPA-A-97/2014, të 19 shkurtit 2016

    03.11.2017
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", nr. 44.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 60 61 62

Mob:

+377(0) 45 200 595
+377(0) 45 200 576

Fax:

+381(0)38 60 61 70

e-mail: [email protected]