Njoftim pėr medie

Njoftim pėr medie

19 qershor 2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot nxori Aktvendimet e veta për Papranueshmëri në Rastet KI-46/10, KI-52/10, KI-43/11, KI-78/11, KI-81/11 (të njohura si ‘Rastet Kiqina’).

Këto kërkesa u bashkuan dhe u shqyrtuan së bashku për shkak të objektit të çështjes dhe personave të përfshirë në to.

Të gjitha këto kërkesa kishin të bënin me përpjekjen për prishjen e dënimeve të shqiptuara nga Gjykatat e Qarkut, për vrasje dhe vepra të tjera të rënda kundër personave, që burojnë nga ngjarjet e vitit 2001.

Kjo Gjykatë i hodhi poshtë kërkesat duke u bazuar në dispozitat kushtetuese, praktikën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Aktvendimet për Papranueshmëri do t’u dorëzohen palëve, do të jenë në dispozicion në uebfaqen e Gjykatës dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Vendime

  • KI 111/12

    Vlerėsim i kushtetutshmėrisė sė aktvendimit tė Panelit tė Lirimit me Kusht, MD/PLK No. 02/12, tė 29 majit 2012

    02.05.2013
  • KI 95/12

    Vlerėsim i kushtetutshmėrisė sė Urdhrit C-III-12-274 tė Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme tė Kosovės, tė 23 gushtit 2012

    02.05.2013
  • KO 97/12

    Vlerėsim i kushtetutshmėrisė sė neneve: 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116, tė Ligjit pėr Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Nr. 04/L-093, tė 12 prillit 2012

    18.04.2013
  • KO 97/12

    MENDIM MOSPAJTUES i Gjyqtarit Almiro Rodrigues - Vlerėsimi i kushtetutshmėrisė sė neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 tė Ligjit Nr. 04/L-093 pėr Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, tė 12 prillit 2012




    18.04.2013
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", p.n.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 220 103
+381 (0)38 609 120
+381 (0)38 609 119

Fax:

+381 (0)38 220 112

e-mail: info@gjk-ks.org