Historiku

Shikuar nga aspekti historik, Kosova si njėsi federale nė ish-Federatėn Jugosllave, ka aplikuar kontrollin e kushtetutshmėrisė pėrmes gjykatės kushtetuese. Edhe pse gjykata e parė Kushtetuese nė Jugosllavinė Federale ka qenė themeluar qysh nė vitin 1963, pėr shkak tė pozitės politiko-shoqėrore aplikimi i kontrollit tė kushtetutshmėrisė nė Kosovė paraqitet qė nga viti 1969. Me Ligjin Kushtetues tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės (me tutje si KSAK) me 1969 fillimisht ka qenė konstituuar dega Gjyqėsore Kushtetuese pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės.

Zgjerimi i funksioneve legjislative tė Krahinės, me ndryshimet kushtetuese tė vitit 1971, ndikuan edhe nė organizimin mė tė gjere nė lėmin e mbrojtjes sė Kushtetutshmėrisė dhe Ligjshmėrisė. Nė kėtė drejtim, me amendamentin X pėr Ligjin Kushtetues tė KSAK-sė, konstituohet Gjykata Kushtetuese e Kosovės si organ i pavarur pėr mbrojtjen e kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė, me funksion dhe pozitė identike me ato tė gjykatave kushtetuese me republikat e federatės Jugosllave.

Me Kushtetutėn e Kaēanikut 1990, po ashtu ka qenė paraparė institucioni i Gjykatės Kushtetuese si garantues dhe mbrojtjes i kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė, mirėpo pėr shkak tė suprimimit tė autonomisė sė Kosovės, vendosjes sė pushtetit okupues tė Serbisė, ajo asnjėherė nuk ėshtė konstituuar. Pas luftės sė vitit 1999 dhe vendosjen e Kosovės nėn administrimin e OKB-sė, me Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme, 15 maj 2001, ėshtė paraparė themelimi i tė ashtuquajturit Kolegj i Veēantė i Gjykatės Supreme mbi Ēėshtjet e Kornizės Kushtetuese. Edhe pse nė praktikė ky institucion nuk ėshtė themeluar dhe vėnė nė funksion ndonjėherė, me Kornizėn Kushtetuese janė pėrcaktuar vetėm funksionet e kėtij kolegji dhe subjektet qė mund tė kėrkojnė fillimin e procedurės, mirėpo nuk ėshtė pėrcaktuar numri i gjyqtarėve e as mėnyra e punės sė kėtij Kolegji.

Grupi Punues pėr Themelimin e Gjykatės Kushtetuese

Si rrjedhojė e zhvillimeve tė reja politike nė vend dhe nevojės pėr themelimin e institucioneve kryesore tė Republikės sė Kosovės, nė maj tė vitit 2008, me vendim tė Presidentit tė Republikės sė Kosovės Prof. Dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit z. Hashim Thaēi u formua Grupi Punues pėr themelimin e Gjykatės Kushtetuese. Ky Grup Punues u autorizua qė tė pėrgatisė kuadrin normativ tė nevojshėm pėr funksionimin e Gjykatės; tė hartoj planin buxhetor 2009, 2010 dhe 2011; tė dizajnojė hierarkinė organizative tė Gjykatės Kushtetuese, si dhe tė pėrgatisė planin pėr vendosjen e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės. Pėrbėrja e Grupit Punues ka pasur njė pėrfaqėsim gjithėpėrfshirės tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės (Qeverisė dhe Zyrės sė Presidentit), organizatave ndėrkombėtare (USAID, ICO, Kėshilli i Evropės) dhe ekspert juridik tė vendit dhe ndėrkombėtar tė cilėt, nė periudhė kohore maj – dhjetor 2008, dhanė njė kontribut tė ēmuar nė realizimin e tė gjitha detyrave qė iu patėn ngarkuar. Aktiviteti i Grupit Punues ka qenė mbėshtetur nga Sekretariati i grupit, ndihmė teknike dhe profesionale, e ofruar nga EWMI dhe e mbėshtetur financiarisht nga UK DFID.

Pėrbėrja e Grupit Punues.

  • Bashkėkryesues: Prof. Dr Arsim Bajrami - Ministėr i Shėrbimeve Publike
  • Mr.sc.Vjosa Osmani - Kėshilltar i lartė, zyra e Presidentit tė Kosovės


Anėtar:

  • Ramė Manaj - Zėvendės Kryeministėr
  • Nekibe Kelmendi - Ministre e Drejtėsisė
  • Dr. Korab Sejdiu - Kėshilltar Ligjor, zyra e Presidentit tė Kosovė
  • Dr. Visar Morina - Kėshilltar Ligjor / MSHP
  • Dr. Robert Muharremi - Ekspert – Universiteti Amerikan Kosovė
  • Dr. Gjylieta Mushkolaj - Ekspert – Universiteti i Prishtinės
  • Mr.sc. Arta Rama - Ekspert - Universiteti i Prishtinės
  • Mr.sc.Xhavit Shala - Kėshilltar Ligjor / MSHP
  • Bedri Bahtiri - Udhėheqės i Divizionit pėr Legjislacion - MD
  • Ilaz Ramajli - Ekspert - Avokat
  • Lazim Salihu - Ekspert - Avokat
  • Philippe Leroux-Martin - Zyra Ligjore ICO – ZPC
  • John Allelo USAID - USAID – Kėshilltar i lartė pėr Sundim tė Ligjit
  • Mr.sc. Gėzim Kolgeci - Koordinator i Sekretariatit tė Grupit Punues - EWMI
  • Argjentina Grazhdani - Drejtor i zyrės sė EWMI

Vendime

  • KI 111/12

    Vlerėsim i kushtetutshmėrisė sė aktvendimit tė Panelit tė Lirimit me Kusht, MD/PLK No. 02/12, tė 29 majit 2012

    02.05.2013
  • KI 95/12

    Vlerėsim i kushtetutshmėrisė sė Urdhrit C-III-12-274 tė Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme tė Kosovės, tė 23 gushtit 2012

    02.05.2013
  • KO 97/12

    Vlerėsim i kushtetutshmėrisė sė neneve: 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116, tė Ligjit pėr Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Nr. 04/L-093, tė 12 prillit 2012

    18.04.2013
  • KO 97/12

    MENDIM MOSPAJTUES i Gjyqtarit Almiro Rodrigues

    Vlerėsimi i kushtetutshmėrisė sė neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 tė Ligjit Nr. 04/L-093 pėr Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, tė 12 prillit 2012



    18.04.2013
Adresa

Rruga: "Perandori Justinian", p.n.
10000, Prishtine

TEL:

+381 (0)38 220 103
+381 (0)38 609 120
+381 (0)38 609 119

Fax:

+381 (0)38 220 112

e-mail: info@gjk-ks.org