Njoftim për medie

22.06.2011

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më datën 21 dhe 22 qershor 2011, u mbajtën seminaret me temë: “Pozita ligjore e zyrtarëve dhe delegatëve të zgjedhur” dhe “Gjykata Kushtetuese dhe mediet”.

Seminaret e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ Foundation), ofruan një mundësi diskutimi rreth pozitës dhe përgjegjësisë që kanë përfaqësuesit e zgjedhur nga populli në Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe raportit që kanë mediet me Gjykatat Kushtetuese të këtyre tri shteteve.

Panelistët mysafirë, Prof. Dr. Udo Steiner, ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë, dhe Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ofruan pikëpamjet e tyre personale në temat e trajtuara, duke ofruar edhe një rast të mirë për shkëmbim përvojash me gjyqtarët dhe këshilltarët ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.